Rruga për në BE është e gjatë…

Shqipëria

Rruga për në BE është e gjatë…

Më: 18 prill 2019 Në ora: 09:56
Kuvendi i Shqiperise

Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018.

Ndaj gazetarëve vërshuan fyerjet, kërcënimet me vdekje dhe procedimet ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.

Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme.

Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, ka për qëllim të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi.

Një raport i përbashkët i publikuar nga Reporterët pa Kufij dhe BIRN, në mars 2018, nxori në pah një numër kërcënimesh që i janë bërë medias në Shqipëri.

Raporti gjeti se standardet rregullatore të medias po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia e mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznesmenëve të mëdhenj.

Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat