Grabitja/ Ish-këshilltari i Metës sfidon Lleshajn: Do japësh dorëheqjen po s’u kapën autorët?

Shqipëria

Grabitja/ Ish-këshilltari i Metës sfidon Lleshajn: Do japësh dorëheqjen po s’u kapën autorët?

Më: 18 prill 2019 Në ora: 12:06
Ralf Gjoni

Ish-këshilltari i Presidentit Meta, Ralf Gjoni, i cili tashmë përfaqëson LSI-në në Kuvend, ka sfiduar hapur ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë interpelancës së ditës së sotme për Grabitjen e Rinasit.

Teksa kërkoi që ministri të japë llogari për dështimin e masave të sigurisë, Gjoni i kërkoi ministrit që të japë dorëheqjen në rast se grabitja nuk do të zbardhet dhe në rast se autorët nuk përfundojnë pas hekurave.

“Shpjegojini  kuvendit se pse qeveria shqiptare për të disatën herë dështon në detyrimin e saj për të siguruar territorin dhe jetët e shqiptarëve. Ju nuk mund ta justifikoni këtë duke e kaluar përgjegjësinë te koncesionari privat, se siguria kombëtare nuk është çështje koncesionari dhe nuk lihet në duart e privatit”, tha ai.

Jepni sqarimet për :

Përse njerëz të armatosur u futën kaq lirisht në aeroportin kombëtar?

Kush mban përgjegjësi për mosgarantimin e sigurisë?

Çfarë masash keni marrë për këtë objekt kaq të rëndësishëm?

Çfarë është bërë për identifikimin e përgjegjësisë kompetentë?

Ku ka dështuar plani i masive që duhej implementuar?

A ka një plan masash antiterror dhe pse nuk ka funksionuar?

A do të jeni i gatshëm ju zoti Lleshaj, të jepni dorëheqjen nëse ngjarja nuk zbardhet e plotë dhe autorët nuk cohën para drejtësisë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat