Drejtorët “zyrë” në kafe, prefekti i Lezhës: Nuk jemi “pronarë”, por “shërbëtore” të qytetarëve

Shqipëria

Drejtorët “zyrë” në kafe, prefekti i Lezhës: Nuk jemi “pronarë”, por “shërbëtore” të qytetarëve

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:42
Gjergj Prendi

Monitorimi i administratës shtetërore ka evidentuar problematika në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve nga nivelet më të ulta deri tek drejtorët. Prefekti i qarkut tha se drejtorë institucionesh përdorin kafenetë për takime, ndaj i paralajmëroi masa duke thënë se nuk janë pronarë, por shërbëtorë të qytetarëve.

Drejtorë të institucioneve zyrtare në qarkun e Lezhës janë evidentuar se qytetarët i presin në kafe dhe jo në zyrat e shtetit.

Ndaj mbi bazë të rezultateve të këtij monitorimi, prefekti i Lezhës shpërtheu ndaj tyre në kritika.

Gjergj Prendi: Drejtorë që shkojnë në punë në orën 9, bisedimet me qytetarët nuk i bëjnë në zyrë por i bëjnë në kafe.

Problematika janë evidentuar edhe në administratë, ndaj prefekti Prendi u kujtoi se nuk janë pronarë, por shërbëtorë të qytetarëve

Gjergj Prendi: Duhet të shkundim administratën publike që ka zënë myk a thua se specialisti në një zyrë apo çdo punonjës i zyrës është pronar.Asnjë prej nesh nuk është pronar, ne jemi të gjithë shërbyes.

Prefekti i Lezhës kërkoi angazhim maksimal në përmbushjen e detyrave të administratës shtetërore për të qenë në shërbim të qytetarëve, ndërsa paralajmëroi masa ndaj drejtuesve të cilët nuk i përmbushin detyrat që përcakton ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat