Drejtoria Arsimore e rajonit të veriut zhvendoset në Lezhë, Gurakuqi: Përsekutim i Shkodrës

Shqipëria

Drejtoria Arsimore e rajonit të veriut zhvendoset në Lezhë, Gurakuqi: Përsekutim i Shkodrës

Më: 18 prill 2019 Në ora: 15:08
Romeo Gurakuqi

Reformimi i Drejtorive Arsimore Rajonale do të sjellë edhe zhvendosjen e tyre. Kështu qyteti i Shkodrës dhe gjithë rajoni i veriut do e ketë Drejtorinë Arsimore Rajonale në Lezhë. Ish-deputeti i PD-së,  Romeo Gurakuqi dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodër Voltana Ademi e konsiderojnë këtë vendim të pastudiuar dhe i kërkojnë qeverisë të heqë dorë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, denoncon një vendim të Ministrisë së Arsimit për reformimin e Drejtorive Arsimore Rajonale.

Sipas Gurakuqit, Drejtoria Arsimore e Rajonit të Veriut nuk do të jetë më në Shkodër dhe vendimet për sistemin arsimor në të gjithë Shqipërinë e veriut do të merren në një Drejtori me qendër në Lezhë.

Gurakuqi: Është lëvizje e grahmave të fundit të kësaj qeverie, është pjesë e heqjes së fondeve, mundësisë së një jetë normale për kryeqendrën e veriut të Shqipërisë, është pjesë e mosvëmendjes sistematike ndaj rendit publik.

Implementimi i këtij vendimit sipas Gurakuqit do të sjellë papërshtatshëmri në sistemin arsimor.

Gurakuqi: E zhvendos organizimin e administratës së menaxhimit të arsimit nga kryeqendra në një prej periferive të vogla dhe pesha e sistemit orientohet drejt një qendre që nuk ka as kapacitetet menaxheriale të mjaftueshme, njëkohësisht ka shpenzime shumë të mëdha, është totalisht e pastudiuar.

Romeo Gurakuqi i bën apel edhe opinionit publik që të mos pranojë nga qeveria diskriminimin që i bëhet qytetit të Shkodrës.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në një postim në facebook, Ademi thotë se ky veprim i qeverisë është i palogjikshëm, ndërsa i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që të tërhiqet nga ky vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat