Zef Brozi: Opozita e re, krijimi i grupeve parlamentare kontribut për Shqipërinë

Shqipëria

Zef Brozi: Opozita e re, krijimi i grupeve parlamentare kontribut për Shqipërinë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:28
Ish- kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi

Ish- kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi e quan krijimin e dy grupeve të opozitës së re parlamentare është një kontribut që deputetët e rinj po japin në të mirë të Shqipërisë dhe opozitarizmit institucional e kushtetues.

“Krijimi sot në Parlament i dy grupeve te opozites se re parlamentare është një kontribut që deputetët e rinj po japin në të mirë të Shqipërisë dhe opozitarizmit institucional e kushtetues. Ju uroj suksese kryetares se Grupit Demokrat Znj. Rudina Hajdari dhe kryetarit te Grupit te Pavarur Z. Nimet Musaj.

Përgëzoj dhe mbështes fuqimisht kërkesën e opozitës se re parlamentare për ndryshimin e sistemit elektoral dhe miratimin sa më të shpejtë të reformës zgjedhore. I bëj përsëri apel mazhorancës të tregohet e ndershme dhe të shprehet me vepra konkrete (dhe pa zvarritje te mëtejshme a manovra fjalësh) për ndryshimin e sistemit aktual elektoral i cili është sistem antidemokratik”, shkruan Brozi.

Opozita e re ka krijuar 2 grupe parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët që pranuan mandatin nga listat e PD-së kanë krijuar grupin ‘parlamentar demokrat’ që do të drejtohet nga Rudina Hajdari. Ndërkohë që Partia Demokratike ka deklaruar më herët se nuk mund të përdorin emrin e kësaj force, pasi deputetët që kanë pranuar mandatet janë përjashtuar.

Ndërsa deputetët nga listat e LSI-së e kanë quajtur grupin e formuar ‘Të Pavarur’ i cili do të drejtohet nga Nimet Musaj. Deri tani nga listat e PD-së dhe LSI-së kanë pranuar mandatin 23 deputetë, por jo të gjithë kanë pranuar që të bëhen pjesë e grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat