Shqipëria bën hapa mbrapa në lirinë e medias

Shqipëria

Shqipëria bën hapa mbrapa në lirinë e medias

Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:40

Zhgënjyes indeksi i lirisë së shtypit për vitin 2019 i publikuar nga Reporterët pa kufij.

Raporti i ashtuquajtur  “Cikli i frikës” tregon se si urrejtja e gazetarëve është degjeneruar në dhunë, duke kontribuar në rritjen e frikës. Numri i vendeve ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre në media.

Raporti vlerëson se Shqipëria ka shënuar një rënie prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë duke shtuar se “sulmet mbi mediet, qoftë nga qeveria apo krimi i organizuar, arritën shkallë të pashembullt në vitin 2018.

Gazetarët ishin pre e  fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe përndjekjeve ligjore, me qëllim të frikësimit dhe pengimit të hetimit të korrupsionit.

Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i cilësuan ata si ‘kazan’ dhe ‘prodhues të lajmeve të rreme’. Për më tepër, thuhet në raport, Kryeministri propozoi një ligj të projektuar për të përforcuar kontrollin e shtetit mbi mediet elektronike dhe, sipas kritikëve, të kufizojë qasjen në lajme dhe informacione”.

Reporterët pa kufij gjithashtu vlerësojnë se standardet rregullative janë manipuluar në interes të qeverisë dhe pronësia mbi medien transmetuese është përqendruar në duart e pak afaristëve të mëdhenj.

Kjo, ka krijuar një situatë në të cilën auto censura është e përhapur dhe 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në të ardhmen  e tyre profesionale”.

Siaps indeksit për lirinë e medias për vitin 2019, Kosova ka bërë përpara duke u ngjitur me 3 vende ndërsa Mali I Zi është në gjendjen më të keqe në rajon duke u renditur në vendin e 104.

Finlanda konsiderohet si vendi i parë që përmbush më së miri të drejtat dhe liritë e medias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat