28 mijë euro për legalizim, dy të arrestuar

Shqipëria

28 mijë euro për legalizim, dy të arrestuar

Më: 18 prill 2019 Në ora: 20:20
Foto ilustruese

Në kuadër të operacionit të koduar “Impostors” u arrestuan B. P., 36 vjeç dhe O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

“Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli”, sqaron policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat