Ralf Gjoni “përplaset” me gazetarët: Kemi kontakt me LSI-në, por jemi grup i pavarur

Shqipëria

Ralf Gjoni “përplaset” me gazetarët: Kemi kontakt me LSI-në, por jemi grup i pavarur

Më: 18 prill 2019 Në ora: 23:03
Ralf Gjoni

Deputeti Ralf Gjoni, i hyrë në Parlament nga listat e LSI-së, deklaroi në emisionin “Open” të Eni Vasilit se grupi parlamentar që ata sapo kanë krijuar do të quhet “i pavarur”, pasi ata kanë kontaktuar me LSI-në dhe nuk kanë marrë përgjigje.

Gjoni tha se nuk mund të marrim emrin e LSI-së pasi ligjërisht vula e saj nuk mund të tjetërsohet.

“Ne vijmë nga listat e deputetëve të LSI-së, por që të marrim përfaqësimin e saj do të duhet që kryesia e LSI-së të na japë të drejtën. Ne vetëm juridikisht jemi grup i pavarur, por poltikisht përfaqësojmë LSI-në”, tha Gjoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat