“Parti të rrugës”, Kryemadhi: Ngaqë është nën presion, Rama ka zgjedhur sinonimin e gabuar!

Shqipëria

“Parti të rrugës”, Kryemadhi: Ngaqë është nën presion, Rama ka zgjedhur sinonimin e gabuar!

Më: 19 prill 2019 Në ora: 06:10
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar etiketimin e kryeministrit Rama “parti të rrugës”, për PD dhe LSI. Në një intervistë në emisionin “360 gradë”, Kryemadhi u shpreh se në fakt fjala “rrugë”, jo vetëm që nuk i intimidon ata, po përkundrazi.

Fjala “rrugë” sipas Kryemadhit është jetë, ndërsa shton se mjafton të shikosh vuajtjet e Ramës në parlament, sipas saj, për të kuptuar që ai nuk është mirë.

“Mjafton të shikosh vuajtjet e Ramës në parlament, mënyrat dhe zhargoni vulgarë që ai përdor edhe me shërbëtorët e tij tregon që ai nuk është mirë. Ai harron që fjala rrugë është jetë sepse pa rrugë njerëzit nuk kanë ku ecin, në një jetë zhvillimore ndërtohen dhe zhvillohen rrugët.

Rrugët kanë zgjidhje të problemeve. Fjalal opozitë e rrugës, duke dashur që mund të na intimidojë, po ngaqë është gjithmonë nën presion gjen edhe sinonime të gabuara. Problemi i madh është si të nxjerrim vendin nga kriza. Kjo është një ndër arsyet kryesore që ne kemi ndjekur hapa të kujdesshëm. Nuk kemi qenë të ngadaltë, por kemi hedhur hapat me kujdes. Mos harrojmë që nuk kemi përballë një lider politik. Sot kemi një lider të grupeve kriminale nuk është lider i asnjë partie politike”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat