Shehi sqaron qëndrimin e opozitës: Dolëm nga “salloni”, nuk mund të hyjmë në “korridor”

Shqipëria

Shehi sqaron qëndrimin e opozitës: Dolëm nga “salloni”, nuk mund të hyjmë në “korridor”

Më: 19 prill 2019 Në ora: 07:23
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se opozita nuk mund të hyjë në zgjedhjet lokale, për aq kohë sa doli nga Parlamenti. 

Shehi deklaroi gjithashtu se opozita shqiptare, që ka dalë nga parlamenti dhe vijon me protestat kanë zgjedhur për lider Lulzim Bashën, ndërsa të gjithë të tjerët, duke përmendur këtu edhe LSI janë në të njëjtin rang si parti opozitare.

Ai tregoi tre faktorët që po çojnë në formimin e opozitës.

Dashamir Shehi: U bë gati dy muaj që kemi qëndruar në mes, do hyjmë s'do hyjmë. Duhet të sqarojmë njerëzit që nuk do hyjmë. Në fund të fundit llogjika këtu të çon. Dolëm nga zgjedhjet e mëdhaja, dolëm nga parlamenti, si do hyjmë në zgjedhjet e vogla? Gjykoj se nuk ka kushte. Ne dolëm nga salloni dhe të hyjmë në zgjedhje të vogla nuk shkon. Nuk mund të hyjmë nga salloni në korridor. 

Beti Njuma: Ka ende partiçka të vogla që vazhdojnë regjistrimin në KQZ...

Dashamir Shehi: Le të regjistrohen, nuk e shoh ndonjë dramë të madhe këtë punë. Këtu ka tre faktorë që e ushqejnë këtë punë.

-Faktori bazë është egoizmi shqiptar, mania për protagonizëm është gjithmonë. 

-Kjo mazhorancë do ti ushqejë për të bërë këtë punë 

-Brenda kësaj zallamahie shqiptare ka edhe disa njerëz serioz që mendojnë se mund të ndryshojnë dhe unë uroj të vazhdojnë punën e tyre. 

Ne si opozita kryesore gjykojmë se këtu nuk ka vend për të hyrë. 

Ne grupi opozitar kemi zgjedhur zotin Basha. Të tjerët janë si ne. Basha duhet të jetë strumbullari ku agravohemi të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat