Gjenden turistët belg, kamping në mal!

Shqipëria

Gjenden turistët belg, kamping në mal!

Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:53
Foto

Merr fund ankthi, dy turistët belg gjenden shëndosh e mirë. Lajmi është dhënë nga Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj.

"Lidhur me situatën për gjetjen e dy turistëve Belg të humbur në malin sipër Iliazit, prej ditës së djeshme me marrjen e lajmit nga ana e Prefektit të Qarkut dhe emergjencave civile në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë kanë qenë në terren efektiv të Delta Forcës si dhe banorë të zonës. Kërkimi është bërë në bazë të lokacionit që kanë dërguar vetë shtetasit belg. Konfirmojmë se turistët tashmë janë duke bërë kamping në mal".

Turistët, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, mësohet se janë mbi moshën 55 vjeç. Ata kishin humbur në malin e Llogarasë dhe të Dhërmiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat