A është Astrit Patozi këshilltar i Rudina Hajdarit apo parti e re në horizont?

Shqipëria

A është Astrit Patozi këshilltar i Rudina Hajdarit apo parti e re në horizont?

Më: 19 prill 2019 Në ora: 11:48
Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi

Pasi shprehu mbështetjen publike përmes qëndrimeve të tij në rrjete sociale, Astrit Patozi ka ndërmarrë një tjetër hap.

Tre ditë më parë ai është takuar me deputeten Rudina Hajdari, e cila dje formoi edhe grupin e saj parlamentar në përbërje të cilit është dhe deputeti Myslim Murrizi.

Patozi është fotografuar duke konsumuar një kafe me Hajdarin në një nga lokalet e Tiranës.

Nuk dihet nëse se nisma e Hajdarit për tu vënë në krye të grupit parlamentar dhe me siglën e PD-së ka qenë një këshillë e Patozit, i cili gjithashtu e ka mbajtur më herët këtë pozicion. Sikundër nuk dihet nëse pjesë e diskutimeve mes tyre ka qenë edhe mundësia e krijimit të një partie  të re.

Një ditë më parë deputetja Hajdari deklaroi në Kuvend se deputetët e opozitës nuk do të bojkotojnë  zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat