“Idetë në Parlament, muskujt në rrugë”. Ralf Gjoni: Nevojitet kastë e re politikanësh

Shqipëria

“Idetë në Parlament, muskujt në rrugë”. Ralf Gjoni: Nevojitet kastë e re politikanësh

Më: 19 prill 2019 Në ora: 11:59
Foto

Deputeti i opozitës nga radhët e LSI-së, Ralf Gjoni shprehet përmes një komunikimi nga rrjeti social Facebook se, Shqipëria ka nevojë për një platformë të vërtetë politike kombëtare, në vend të asaj që e ka quajtur “platformë muskujsh” në rrugë.

“Çdo ditë që kalon po ma forcon bindjen se Shqipëria ka nevojë për një platformë të vërtetë politike kombëtare, dalë nga vota e lirë dhe e barabartë e shqiptarëve. Politika, nga platformë idesh në Parlament është kthyer në platformë muskujsh në rrugë”, shkruan Gjoni.

Ai thekson më tej se vendit i duhet një kastë e re politikanësh, të pastër dhe që e duan vendin.

“Shqiptarët kanë nevojë dhe kërkojnë një projekt të pavarur politik, bazuar mbi ide, vizion dhe angazhim konkret, për t’i dhënë zgjidhje problemeve reale të tyre. Kjo vjen vetëm përmes ndryshimit të sistemit zgjedhor e përfaqësimit dinjitoz”, thotë Ralf Gjoni.

Pikërisht këtë agjendë të panegociueshme, thotë ai, do ta shtyjë përpara në Parlament bashkë me deputetët e tjerë të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat