Batuta e Salianjit për Gjonin dhe “opozitën e re”: Jeni bërë si “Nusja dhe shtetrrethimi”

Shqipëria

Batuta e Salianjit për Gjonin dhe “opozitën e re”: Jeni bërë si “Nusja dhe shtetrrethimi”

Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:57
Ervin Salianji

Debati me tone të larta gjatë emisionit të mbrëmshëm “Open” mes ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe deputetit të ”opozitës së re”, Ralf Gjoni është shoqëruar me replika të forta.

Ish-deputeti i PD-së ka ironizuar se po të dilte me deputetin e larguar nga LSI-ja në garë, atëherë qytetarët do e spërkasnin me bojë. Kjo thënie e Salianjit është interpretuar nga Gjoni si kërcënim. Megjithatë Salianji nuk është ndalur me batutat dhe ironitë e tij, për Gjonin por edhe për “opozitën e re”.

”Ralf ti dhe ata të “opozitës së re” më ngjasoni si ‘Nusja dhe shtetrrethimi’. Hyni si nuse në atë Parlament dhe rruheni me policë. T’ju vijë turp që dilni në ekrane. Unë kam turp që dal në të njëjtin ekran me ty, por çfarë të bëj! Ti je budalla! Ti je aty për të marrë një rrogë dhe kaq. Mos ma trash zërin mua se e ke të hollë”,-tha Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat