Vasili: Liria e medias u shkatërrua, po shkojmë në greminë

Shqipëria

Vasili: Liria e medias u shkatërrua, po shkojmë në greminë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:16
Petrit Vasili

Ish-kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkatërrim të lirisë së medias.

Duke komentuar raportin e “Reporterëve pa kufij”, Vasili tha se në Shqipëri gazetarët janë kërcënuar me vdekje për të mos nxjerrë në pah korrupsionin e qeverisë.

Vasili: Goditja e Edi Ramës është përqendruar dhe tek pushteti i katërt tashmë, pasi ka rrëmbyer drejtësinë, pasi ka rrëmbyer Parlamentin dhe e ka kthyer në një shportë karavidhesh, ka rrëmbyer ekzekutivin dhe beteja e fundit është me media, me pushtetin e katërt, e cila është edhe dritarja ku shqiptarët mësojnë mbi të vërtetat. Ata që duhet të hetojnë mbi fajet e Edi Ramës nuk hetojnë për korrupsionin. Por nuk kanë turp, duke filluar nga Prokurorja e Përgjithshme kur bodigardët e saj dhunojnë njerëzit e medias siç ndodhi me gazetarin Salianji. Bënë që për herë të parë gazetarët të protestojnë përpara Prokurorisë.

Gjë e pa ndodhur në historinë e pluralizmit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat