Dalin pamjet, ja kush është grabitësi i dytë i parave në Rinas një javë më parë - Bota Sot
Dalin pamjet, ja kush është grabitësi i dytë i parave në Rinas një javë më parë

Shqipëria

Dalin pamjet, ja kush është grabitësi i dytë i parave në Rinas një javë më parë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:55
Klement Çala

Klement Çala, një prej pesë personave që dyshohen si autorë të supergrabitjes në Rinas, nuk është i panjohur për drejtësinë.

31-vjeçari nga Elbasani është një prej dy grabitësve të identifikuar nga policia, ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim në vitin 2017, si të përfshirë në vjedhjen e autoblindave në Qaf-Kashar që po shkonin drejtë Rinasit më 9 shkurt.

Gjithashtu ai ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milion eurove bashkë me Admir Muratajn të Bankës Kombëtare Greke në qendër te qytetit të Larisës dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013.

Po ashtu Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës, që u arratisën nga burgu i Trikalës në Greqi. Bashkë me Ilir Kupën dhe Admir Muratajn në atë kohë kaluan kufirin e gjelbër dhe u fshehën në Shqipëri. Autoritetet greke e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi e akuzojnë në mungesë për:

Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpërthyese dhe armëve; grabitje me armë në bashkëpunim; vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga institucionet financiare; vjedhje/grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur; tentativë vrasje në kuadër të konkurrencës kriminale në bashkëpunim; etj.

Nëse akuzat e ngritura nga shteti Grek vërtetohen nga autoritetet greke, ky shtetas rrezikon dënimin maksimal të mundshëm “burgim të përjetshëm” për  veprat e mësipërme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...