Reagon Rudina Hajdari: "Grupi Parlamentar Demokrat" në përputhje të plotë me Rregulloren

Shqipëria

Reagon Rudina Hajdari: "Grupi Parlamentar Demokrat" në përputhje të plotë me Rregulloren

Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:20
Foto

Kryetarja  e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka reaguar lidhur me pretendimet se ka krijuar grup parlamentar në shkelje të rregullores se Kuvendit.

Në faqen e saj në facebook, Hajdari thotë se  "Grupi Parlamentar Demokrat" është krijuar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Hajdari thekson se si ajo ashtu dhe deputeti Myslim Murrizi nuk janë larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

"Partia Demokratike me vendimin për "dorëzimin në bllok të mandateve" vendosi njëkohësisht të ndërprejë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD. "Neni 15, pika e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përcakton se:"2. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh.Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit".

Ndaj, shton Hajdari, "nuk jemi në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar i PD (dhe nuk është i vlefshëm kushti i afatit 6 mujor) por në rrethanat e gjendjes së faktit ku deputetët e Kuvendit në bazë përkatësisë partiake apo të orientimit politik në përputhje me Rregulloren vendosin për krijimin e Grupit Parlamentar".

Grupi Parlamentar Demokratik, vijon deputetja Hajdari, është krijuar mbi bazën e orientimit politik të djathtë me qëllim:

1. Zgjidhjen e krizës politike përmes Reformimit të sistemit zgjedhor (politik).

2. Përfaqësimin e vërtetë dhe me integritet të Demokratëve dhe oponencës qytetare në Kuvend.

3. Misionin për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat