Besnik Mustafaj deklaroi sot se kreu i PD-së Lulzim Basha duhet të jetë më i qartë për kushtet e vendosura nga opozita. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Mustafaj foli për zhvillimet në vend, ndërsa e quajti harxhim energjish e spekulim nëse do kishte një luftë për siglën e PD mes Bashës dhe Rudina Hajdarit, e cila është vendosur në krye të grupit parlamentar të krijuar në parlament nga deputetët e rinj, nën emrin e PD. Madje ai tha se kryeministri Edi Rama do bënte gjithçka për t’ia lënë siglën Hajdarit.