OST fillon punimet për rehabilitimin e linjës 110 kV të N/stacionit Plasmas

Shqipëria

OST fillon punimet për rehabilitimin e linjës 110 kV të N/stacionit Plasmas

Më: 19 prill 2019 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

OST-ja njofton se në datën 20/04/2019 nga ora 00:00 deri në orën 05:00, do të stakohet linja 110 kV Kavajë–Plasmas dhe linja 110 kV Fier–Plasmas, pasi do të kryen punime për vendosjen e harqeve në shtyllën e parë, heqja e përcjellësve nga portali, si dhe në zbarat 110 kV. N/stacionet Plasmas, Hysgjokaj, Lushnjë qendër, do të mbesin pa energji gjatë këtij intervali kohe.

Zonat që ngelin pa energji janë qyteti i Lushnjës, Spitali, Policia, Ujësjellësi Lushnjë, Nj. A. Dushk, Nj. A. Golem, Nj. A. Ballagat, Nj. A. Hysgjokaj, Nj. A. Karbunarë, Nj.A. Fiershegan, Nj. A. Krutje dhe pjesërisht Nj. A. Kolonjë.

OST njofton të gjithë abonentët që furnizohen nga fiderat e nënstacioneve që do të stakohen të marrin masat e nevojshme gjatë këtij intervali kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat