Protesta e Unazës. Balliu: Kapini këta plehra dhe hidhini në kosh

Shqipëria

Protesta e Unazës. Balliu: Kapini këta plehra dhe hidhini në kosh

Më: 19 prill 2019 Në ora: 20:38
Foto

Në protestën e sotme, ashtu si në çdo protestë, merrte pjesë edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu.

Ai u shpreh se drejtësia në vend është kapur nga Rama dhe njerëzit pranë tij, ndërsa ftoi shqiptarët të vijojnë me protesta deri në largimin e Rilindjes.

“Kjo shpjegon pse sot në burg është Doriani dhe jo Afrim Qendro, Taulant Balla dhe Edmond Bego. Sot pse nuk është në burg Erion Veliaj por Agim Peposhi? I bëj thirrje shqiptarëve ti kapin këta plehra dhe ti hedhin në koshin e plehrave. Ne do të vazhdojmë me qëndresën tonë. Parlament palaçosh që luajnë opozitash, krijojnë dhe grupe parlamentare. Sot grupi parlamentar i vetëm është grupi i shqiptarëve. Të vazhdojmë protestën deri në largimin e Rilindjes”, u shpreh Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat