U tha se shqiptarët i vodhën shtëpinë, flet këngëtari grek - Bota Sot
U tha se shqiptarët i vodhën shtëpinë, flet këngëtari grek

Shqipëria

U tha se shqiptarët i vodhën shtëpinë, flet këngëtari grek

Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:02
Lefteris Pantazis

Shtëpia e këngëtarit të njohur grek Lefteris Pantazis, disa muaj më parë ra pre e grabitjes dhe mediat greke shkruan se autorë të dyshuar ishin dy shtetas shqiptarë. Por mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, sëbashku me Devis Xherahun, Pantazis foli lidhur me grabitjen.

I pyetur nëse ka informacion nëse autorët ishin shtetas shqiptarë, ai tha se me këtë çështje po merret policia dhe se nuk ka informacion nëse ishin shqiptarë apo jo.

“Unë isha në Milano kur ndodhi ngjarja. Më vodhën disa gjëra që i kisha fituar prej vitesh, por nuk e di nëse hajdutët ishin shqiptarë apo jo. Më thanë që janë gjetur hajdutët dhe duhet t’i shikoj kush janë dhe nëse janë gjërat e mia ato që janë vjedhur”, tha këngëtari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...