Drejtoritë e Arsimit bëhen 56, Shahini: Jo shkarkime të punonjësve, vetëm tek titullarët - Bota Sot
Drejtoritë e Arsimit bëhen 56, Shahini: Jo shkarkime të punonjësve, vetëm tek titullarët

Shqipëria

Drejtoritë e Arsimit bëhen 56, Shahini: Jo shkarkime të punonjësve, vetëm tek titullarët

Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:39
Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini gjatë një deklarate për mediat mbi strukturimin në kuadër të modernizimit të shërbimeve publike brenda institucioneve të sistemit parauniveristar pohoi se ky proces pritet të përmbyllet brenda këtij viti.

Më tej ministrja qetësoi edhe punonjësit e institucioneve aktuale teksa tha se nuk do të ketë lëvizje të stafeve por vetëm të titullareve aty ku ka pasur ankesa.

“Nga 38 drejtori dhe zyra Arismore që janë sot do të bëhen 56. Pranë secilës zyrë të kemi vlerësues të cilësisë së arsimit parauniversitar dhe i gjithë riorganizimi do të mbyllet brenda vitit 2019. Lidhur me të ardhmen e punonjësve të drejtorive dhe zyrave të vjetra, nuk do të ketë pezullime nga puna, do të ketë riorganizim të stafi. Riorganizimi do të prekë edhe disa nga udhëheqësit e zyrave arsimore. Flas për ata që nuk u janë përgjigjur rregullave. Prej se kam marrë detyrën e ministres kam marrë procedurat për largimin nga puna të disa drejtuesve. Ky proces do të vazhdojë sepse ne nuk mund të lejojmë moszbatimin e rregullave”.

Gjasat janë që Zyrat dhe Drejtoritë Arsimote të shtohen në ato bashki ku aktualisht nuk ka institucion të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...