Lleshaj: Paratë e grabitura në Rinas mund të jenë djegur - Bota Sot
Lleshaj: Paratë e grabitura në Rinas mund të jenë djegur

Shqipëria

Lleshaj: Paratë e grabitura në Rinas mund të jenë djegur

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:04
Foto ilustruese

Në një intervistë për emisionin “Repolitix”, Lleshaj u shpreh se policia hezitoi të bënte publike edhe faktet më ordinere, pasi sipas tij, çdo fakt që jepet në publik është një paralajmërim për dikë tjetër që është në kërkim.

“Policia shqiptare heziton të bëjë publik edhe fakte ordinere sidomos në momentet e para, se çdo fakt që jepet në publik është një paralajmërim për dikë tjetër që është në kërkim. Krijimi i një lloj mjegulle informacioni i shërben hetimit. Vendimi i policisë për të mos e ekspozuar menjëherë, ka qenë i dobishëm.

Ka qenë sulm i sinkronizuar në nivelin e sekondave, në kohë shumë të shkurtër, pak a shumë 5 minuta ka zgjatur grabitja, dhe 5 minuta ka zgjatur edhe arratia derisa grabitësit janë strukur në një tunel, ndërkohë që diku tjetër për të larguar vëmendjen e policisë i është vënë flaka diku më tej një furgoni të ngjashëm me grabitjen” – tha Lleshaj.

Ministri shtoi më tej se do të shkohet drejt arrestimit të autorëve, ndërsa sa i përket sasisë së parave të grabitura, Lleshaj tha se nuk mund të parashikojë ç’mund të jetë bërë më to, duke shtuar se mund edhe të jenë djegur.

“Unë kam notën maksimale për policinë e shtetit në këtë rast. Çfarëdo sulmi mund të kërkohet në këtë rast, duhet kërkuar diku tjetër, por jo tek policia, ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Jam besimplotë që ngjarja do të zbardhet, arrestimi dhe rikuperimi i parave është një proces që…nuk mund të them gjë, se paratë mund të jenë djegur, po spekuloj, por nuk mund të bëj parashikime. Provat e mbledhura e bëjnë suksesin real”, – pohoi ministri i Punëve të Brendshme

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...