Regjistrohen 34 parti për zgjedhjet e 30 Qershorit

Shqipëria

Regjistrohen 34 parti për zgjedhjet e 30 Qershorit

Më: 20 prill 2019 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Të dielën e 21 Prillit skadon afati për partitë që duan të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit të regjistrohen në KQZ. Por ashtu si e parashikon ligji, për shkak se kjo datë përkon me një ditë pushimi, afati do të shtyhet deri të martën e 23 Prillit.

Aktualisht në KQZ veç Partisë Socialiste, partia më e madhe e së majtës, janë regjistruar dhe 24 forca te tjera politike të majta e të djathta, mes të cilave dhe disa parti që kanë qenë pjesë e koalicioneve zgjedhore me Partinë Demokratike.

Të martën është parashikuar dhe një mbledhje e KQZ, ku në rendin e ditës është përfshirë regjistrimi i 9 partive të tjera, mes të cilave Libra, Zgjidhja e Fryma e Re Demokratike.

Partia Demokratike dhe aleatët e opozitës së bashkuar që dolën nga Parlamenti duke djegur mandatet, kanë vendosur të mos jenë pjesë e kësaj gare në 30 Qershor. Partia Demokratike ka vendosur të angazhohet në  pamundësimin e zhvillimit të zgjedhjeve me forma të cilat nuk i ka bërë ende publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat