Ndërtimi i HEC-eve në Mirditë. Banorët në protestë: Do të mbetemi pa ujë! - Bota Sot
Ndërtimi i HEC-eve në Mirditë. Banorët në protestë: Do të mbetemi pa ujë!

Shqipëria

Ndërtimi i HEC-eve në Mirditë. Banorët në protestë: Do të mbetemi pa ujë!

Më: 20 prill 2019 Në ora: 16:13
Foto

Banorët e fshatit Kaçinar të Mirditës, pas lajmit të marrë se në zonën e tyre do të ndërtohen 4 hidrocentrale, kanë dalë në protestë.

I gjithë uji i këtij përroi pas disa muajsh, me ndërtimin e hidrocentraleve, do të kalojë në tuba për t’u shndërruar në energji, ndërsa e gjithë zona do të mbetet pa ujë. Banorët thonë se nuk do të lejojnë kurrë shkatërrimin e ekosistemit të zonës.

Sipas banorëve, kompania që do të ndërtojë HEC-et e ka marrë lejen për ndërtimin e tyre para 12 viteve dhe se pretendon se ka realizuar dëgjesën publike dhe ka marrë miratimin e banorëve të fshatit. Por, ata thonë se vetëm tani janë vënë në dijeni se janë disa projekte për ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë.

Banorët janë të shqetësuar për devijimin që do i bëhet ujit të pijshëm dhe atij për vaditje dhe paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë dhe zgjerojnë protestën në ditët në vazhdim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...