Lezhë, i moshuari vetëplagoset me armë gjahu

Shqipëria

Lezhë, i moshuari vetëplagoset me armë gjahu

Më: 20 prill 2019 Në ora: 22:05
Foto

Një 77-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, mbrëmjen e sotme (20 prill).

"Më datë 20.04.2019, rreth orës ‪21:10, në fshatin Gajush, Lezhë, në oborrin e banesës së tij dyshohet të jetë vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P.I , 77 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat