Basha urdhëron futjen e kandidatëve të PD në Parlament

Shqipëria

Basha urdhëron futjen e kandidatëve të PD në Parlament

Më: 21 prill 2019 Në ora: 15:41
Lulzim Basha

Nga ajo ditë e deri më sot për më shumë se dy muaj kanë rrjedhur shumë ujëra, janë zhvilluar disa protesta, ka pasur shumë reagime nga ndërkombëtarët, ashtu siç dhe ka pasur edhe gati 25 deputetë që kanë hyrë në Parlament dhe rreth 30 të tjerë presin  marrjen e tij.

Pra vendimi për djegien e mandateve nga Lulzim basha dhe Monika Kryemadhi u duk totalisht i nxituar dhe i pakonsultuar.

LSI-ja ishte e para që me murgë të heshtur të Monika Kryemadhit urdhëroi futjen e deputetëve të saj të listës në Parlament. Fillimisht Mona reagoi ashpër ndaj rebelëve, por pasi konstatoi se nuk e ndalte dot hemoragjinë, një pjesë të deputetëve që morën mandatin i futi vetë në Parlament.

I ndodhur përballë të njëjtit fakt, pra rrjedhjes nga lista të kandidatëve për deputetë edhe Lulzim Basha ka udhëzuar futjen dhe plotësimin e deputetëve në Parlament.

Burime zyrtare nga PD i thanë CNA.alse kreu i PD-së Basha, pas rebelimit të kandidatëve, krijimit të grupit Parlamentar nga Rudina Hajdari, lindjes së Bindjes Demokratike dhe hapave të tyre për të hyrë në zgjedhje, kryedemokrati ndodhet përballë dy problemeve, zgjedhjeve dhe plotësimit të grupit Parlamentar nga rebelët.LEXO EDHE:  Basha uron Pashkët nga kisha e Laçit

Problemin e dytë Basha ka udhëzuar të zgjidhet me futjen e kandidatëve të kontrolluar, pra kreu i PD-së ka kërkuar të plotësojë grupin parlamentar duke futur njerëz të cilët janë të kontrolluar prej tij dhe mund të përdoren për të krijuar dimension dhe përplasje brenda opozitës së re parlamentare.

Në lidhje me zgjedhjet, pas deklarimit të Rudina Hajdarit dhe opozitës parlamentare se do të nxjerrin kandidatët e tyre edhe Basha duket si i lëkundur dhe PD paralelisht me organizimin e protestave ka filluar mbledhjen e kandidaturave nga baza për kryebashkiakë.

Hyrja e kandidatëve për deputetë në Parlament me urdhër të Bashës është hapi i parë që po i jep zgjidhje problemit të krijuar prej vetë Bashës, kurse futja në zgjedhje duket se kërkon ende kohë, nerva dhe presion politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat