BB tkurr parashikimin për investimet e huaja

Shqipëria

BB tkurr parashikimin për investimet e huaja

Më: 21 prill 2019 Në ora: 18:22
Banka Botërore

Banka Botërore parashikon një rënie të ndjeshme të ritmit të investimeve të huaja në Shqipëri përgjatë këtij viti.

Në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, fluksi i investimeve nga jashtë vlerësohet se në 2019-n do të jetë sa 6.8% e prodhimit kombëtar, nga 7.8% që ishte vitin e shkuar, duke e ulur vlerësimin me 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Por vetë shoqatat e biznesit thonë se interesi i investitorëve të huaj është rënie për disa arsye kryesore: shqetësimet në nivelin politik, ngërçi në sistemin gjyqësor dhe konkurrenca e egër rajonale.

Një tjetër element që pranohet nga Banka Botërore dhe ekspertët është edhe përfundimi i investimeve të mëdha si kaskada e Devollit dhe gazsjellësi Trans-Adriatik, kjo e shoqëruar edhe me faktin se nuk ka investime të reja të mëdha në vlera të tilla.

Në fund të 2018-s investimet e huaja kapën shifrën më të lartë të dekadës së fundit, duke arritur në 1 miliardë euro, ndërsa parashikimi që institucionet ndërkombëtare bëjnë këtë vit për Shqipërinë për fluksin e tyre është më i ulëti në 5 vitet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat