Në Lezhë, katolikë e myslimanë festojnë bashkë Pashkët

Shqipëria

Në Lezhë, katolikë e myslimanë festojnë bashkë Pashkët

Më: 21 prill 2019 Në ora: 18:39
Pamje nga festa

Pashkët bën bashkë katolikë e myslimanë në Lezhë. Nisma e tre viteve më parë është kthyer në traditë për qytetin.

Treni i Pashkës u mbush me fëmijë e vezë dhe udhëtoi në rrugët e Lezhës për ti bërë të gjithë pjesë të festës pa dallime fetare.

“Ndjehem e plotësuar dhe e kompletuar kur shoh këtë brez kështu, shpresë për të ardhmen”, thotë një qytetare për “oranews”. Një tjetër thotë se s’ka mesazh më të bukur se “Kemi Bajram e kemi Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë”.

Altin Prenga i besimit katolik dhe Lirim Torba i besimit mysliman së bashku me Bashkinë e Lezhës, po e vijojnë traditën e mirë për të bashkëndarë edhe festat fetare. Ata kanë thënë se janë mësuar t’i festojnë bashkë festat dhe do të vazhdojnë këtë traditë.

Edhe kryetari i Lezhës, Fran Frrokaj, ka thënë se festimi bashkë i Pashkëve është tregues i harmonisë fetare dhe unitetit të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat