Grabitja e Rinasit, policia arreston katër persona

Shqipëria

Grabitja e Rinasit, policia arreston katër persona

Më: 21 prill 2019 Në ora: 20:59
Foto ilustruese

Mësohet se arrestimet lidhen me servisin ku është kryer modifikimi i furgonit që u përdor gjatë grabitjes. Fillimisht u raportua se dy persona ishin shoqëruar nga policia mbrëmjen e së shtunës pas lokalizimit të servisit në Elbasan ku u krye modifikimi i furgonit, ndërsa nga burime mediatike konfirmohet se tashmë është firmosur fletë-arresti për katër persona gjithsej.

Polica ka marrë në pyetje pronarin për të bërë të mundur identifikimin e personave që e kanë porositur modifikimin e automjetit. Hetuesit janë tepër të rezervuar në dhënien e informacionit, por dyshohet se zbulimi i servisit është bërë nga pamja e kamerave të sigurisë, pasi është ndjekur gjithë itinerari ku ka kaluar ky mjet.

Furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” konsiderohet nga grupi hetimor si një minierë, pasi autorët aty kanë lënë mjaft prova, nga gjurmët e gishtave, deri të fijet e flokëve. Ekspertiza e tyre mund të çojë tek grabitësit, edhe pse ata janë munduar që më anë të spërkatjes me benzinë të dëmtojnë çdo gjurmë të mundshme që mund të kenë lënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat