Përplasen dy automjete, 7 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Shqipëria

Përplasen dy automjete, 7 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lushnje-Berat, në vendin e quajtur “Fiershegan”.

Policia bën të ditur se një automjet “Benz” është përplasur me një “Toyota” dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi F.M dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, shtetasi I.Q si edhe shtetasi A.P dhe pasagjerët në mjetin tip “Toyota” shtetasja A.P dhe 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor, shkruan a2news.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat