Grabitja në Rinas, ja kush janë emrat e të arrestuarve

Shqipëria

Grabitja në Rinas, ja kush janë emrat e të arrestuarve

Më: 22 prill 2019 Në ora: 09:28
Foto

Zbardhen emrat e 4 personave të arrestuar një ditë më parë në lidhje me grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në 9 prill.

Mësohet se ata janë F. Beqiraj, A. Bengasi, R. Sula dhe Saimir Çela

Ata u identifikuan nga gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët të cilët u përdorën për tu larguar.

Burime nga Prokuroria  bëjnë me dije se 2 nga 4 të ndaluarit dyshohen se modifikuan fugonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Furgonit iu modifikua shasia për të hapur dyert e aeroportit.

Një prej të ndaluarve dyshohet të jetë nga Fushë-Kruja. 

Si shkoi policia te katër të ndaluarit

Bazuar mbi dyshimet e krijuara pas verifikimeve policia ushtroi kontrolle në dy servise në Elbasan dhe në Fushë Krujë. Prokuroria mori fillimisht në pyetje një nga punonjësit e servisit pranë Metalurgjikut në Elbasan.

Pas verifikimeve, Prokuroria kërkoi ndalimin e 4 personave, 2 prej të cilëve dyshohen se modifikuan fugonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat