Vazhdon furnizimi: Nga sot Ushtria Shqiptare bëhet me helikopterë amerikan

Shqipëria

Vazhdon furnizimi: Nga sot Ushtria Shqiptare bëhet me helikopterë amerikan

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:34
Nga sot Ushtria Shqiptare bëhet me helikopterë amerikan

Forca Ajrore e Shqipërisë do të modernizohet edhe më tej, kjo falë mbështetjes së Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, me disa helikopterë të tipit ‘Black Hawk’.

Gjatë qëndrimit në SHBA, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi Gardën Kombëtare të Nju Xhersit në Bazën e Përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst, ku u prit nga komandanti i saj, gjeneral brigade Jemal J. Beale.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e ka vlerësuar këtë nihmë që Amerika po i jep Shqipërisë.

“Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore”, – u shpreh ministrja Xhaçka.

Në faqen zyrtare të Ministrisë bëhet e ditur se këtë verë, pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore shqiptare do të nisin trajnimin për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, e cila do të kujdeset gjithashtu, edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat