Arrestimi i të dyshuarve në grabitjen e Rinasit, Rama: Zhvillim inkurajues

Shqipëria

Arrestimi i të dyshuarve në grabitjen e Rinasit, Rama: Zhvillim inkurajues

Më: 22 prill 2019 Në ora: 13:59
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasditen e kësaj të hëne në lidhje me arrestimin e 4 personave të dyshuar në grabitjen e Rinasit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shkruan se ndalimi i tyre është një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor.

“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit, një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit. Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditëse”, shkruan Rama.

Policia e Shtetit njoftoi sot zyrtarisht se ka vënë në pranga 4 persona, si të dyshuar në grabitjen e parave, brenda ambienteve të Rinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat