Fierza, liqeni i plehrave

Shqipëria

Fierza, liqeni i plehrave

Më: 22 prill 2019 Në ora: 14:12
Foto

Mbetjet urbane nga veriu i Shqipërisë, nga Kosova e Maqedonia kanë mbuluar sërish liqenin e Fierzës. Ndotja e basenit ujëmbledhës pas reshjeve mbetet një problem i përsëritur dhe pa zgjidhje. Alarmin e japin peshkatarët që e cilësojnë situatën alarmante.

Ndotja e liqenit të Fierzës mbetet një problem i vazhdueshëm që nuk ka gjetur zgjidhje.

Reshjet e prillit kanë grumbulluar në basen mbetjet urbane nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Materiale plastike e qelqi pluskojnë mbi ujë ose kanë dalë në breg duke i dhënë liqenit një pamje të trishtueshme.

Zotimet e qeverive të Shqipërisë e Kosovës pas emergjencës së vitit 2016 për vendosjen e rrjetave mbrojtëse nuk janë mbajtur.

Ndaj këta peshkatarë amatorë nga Gjilani i Kosovës tregohen kritikë me autoritetet që sipas tyre nuk bëjnë sa duhet për të mbajtur pastër liqenin.

Kjo situatë përsëritet disa herë në Fierzë, duke dëmtuar florën dhe faunën e liqenit që konsiderohet pasuri për qytetin verilindor të Kukësit dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat