Spahiu: Të gjithë frikacakët, policinë kanë frikë

Shqipëria

Spahiu: Të gjithë frikacakët, policinë kanë frikë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 14:28
Përparim Spahiu

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar reagimin e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me arrestimin e të dyshuarve për grabitjen e Rinasit.

Postimi i plotë i Spahiut:

Shkruan dhe përmend gjithmonë policinë, harron që janë punë hetimore të prokurorisë.

S’ka faj, aty e ka “dashurinë”. Që me thirrjen që të hedhin kapelet dhe votojnë Rilindjen (veprim i dënueshëm), implikimin e saj në marrëdhënie direkte me trafikun e drogës (128 policë raportuar nga shërbimet dhe asnjë i ndaluar), dhunën me gaz ndaj protestuesve por dhe gaz helmues fëmijëve në gjumë në banesën e tyre.

Ke të drejtë, pasi të gjithë frikacakët, policinë kanë frikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat