Spitali për vdekjen e 25-vjeçares: Pësoi komplikacion, por presim ekspertizën

Shqipëria

Spitali për vdekjen e 25-vjeçares: Pësoi komplikacion, por presim ekspertizën

Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:14
Foto

Pas vdekjes së 25-vjeçares në Maternitetin e Elbasanit ka reaguar shërbimi spitalor i Elbasanit.

Teksa i kanë ahprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës, mjekët bëjnë me dije se e reja kishte pësuar komplikacion, por ndonëse ata i kishin dhënë shërbimin e nevojshëm, e reja nuk kishte mundur të mbijetonte.

Reagimi: 

Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite.
Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50.
Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë. 
Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së 25 vjeçares 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat