Vdekja e nënës 25- vjeçare, çfarë deklaron spitali

Shqipëria

Vdekja e nënës 25- vjeçare, çfarë deklaron spitali

Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:17
Foto

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat thuhet se e reja pësoi komplikacion, ndërsa mjekët dhanë shërbimin maksimal.

 “Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite.

Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50.

Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë.

Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.

Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës”, deklaron spitali.

25-vjeçarja nga Katundi i Ri ndërroi jetë rreth 1 orë solli në jetë fëmijën e saj të parë na maternitetin e këtij qyteti, fatmirësisht foshnja gëzon shëndet të plotë.

Familjarët e 25-vjeçares, akuzojnë mjekët për pakujdesi. Sipas tyre, pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, gjinekologu ka kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë sepse ka konstatuar probleme me zemrën, por atakanë mbërritur shumë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat