Basha: Nuk mund të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër

Shqipëria

Basha: Nuk mund të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër

Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:39
Lulzim Basha

Përveç protestës kombëtare kolegji i kryetarëve ka vendosur që këtë të enjte të zhvillohen protesta rajonale në akset kombëtare.

Burime pranë mbledhjes bëjnë me dije se lideri i opozitës Basha ka përsëritur mesazhin se zgjedhjet pa opozitën janë farse dhe Partia Demokratike nuk do të lejoje që proceset elektorale në Shqipëri ti diktojë krimi.

“Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të 2017. Me Edi Ramën dhe me Dakon e Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira as sot, as mot.” Ka deklaruar basha gjate mbledhjes se kolegjit te kryetareve.

Lideri i opozites basha ka theksuar se largimi i Edi Rames nga posti i kryeministrit i hap rruge zgjidhjes politike me nje qeveri tranzitore qe garanton kushtet per zgjedhje te lira e te ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat