U përfol si themeluesja e Partisë “Bindja Demokratike”, Hajdari: Nuk kam asnjë lidhje, në vazhdim…

Shqipëria

U përfol si themeluesja e Partisë “Bindja Demokratike”, Hajdari: Nuk kam asnjë lidhje, në vazhdim…

Më: 22 prill 2019 Në ora: 21:20
Rudina Hajdari

Kryetarja e grupit të PD në Kuvend, Rudina Hajdari ka reaguar pas lajmit se personi që do ta drejtojë partinë e re, “Bindja Demokratike” do të jetë Astrit Patozi.

Në një postim në Twitter, Hajdari, ndërsa i uron suksese “përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit”, thekson se ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë, ndërsa shton se do të jetë e fokusuar tek puna si kryetarja e grupit të PD në Kuvend.

“Duke i uruar suksese  përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem tek puna dhe objektivat Grupit Parlamentar Demokrat”, ka shkruar Hajdari.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat