Banorët e “Unazës” nuk dorëzohen: Na lini rehat, shtëpitë i mbrojmë me gjak

Shqipëria

Banorët e “Unazës” nuk dorëzohen: Na lini rehat, shtëpitë i mbrojmë me gjak

Më: 22 prill 2019 Në ora: 21:32
Banorët e “Unazës”

Është padiskutim protesta më e gjatë në Shqipëri, dhe protagonistë ka banorët e “Unazës së Re” në Tiranë, që prej katër muajsh kërkojnë anulimin e projektit që parashikon prishjen e shtëpive të tyre.

Edhe këtë mbtëmje ata kanë dalë në rrugë për të përçuar mesazhet e radhës.

“Ta dini ju kriminelë, se nëse e prishni shtëpinë time, shtëpinë e kujtdo, jeni në gjak me mua dhe me tjerët. Ikni, na lini rehat.

Turp i botës janë të gjithë. Edhe ndërkombëtarët për turp janë, mbështesin këta politikanë të korruptuar. Këta janë haleja e Europës. Unaza e bashkuar ka për të fituar”, thane protestuesi.

Një prej tyre u shpreh se Edi Rama dhe Erion Veliaj duan të zhdukin banorët, familje, sikur nuk janë familjarë vetë.

“Ju jeni turp i botës. Doni të prishni banesat. Por nuk do ta bëni dot. Po hyni në shtëpitë tona. Si iu vjen ju sikur t’ju vijnë në shtëpitë tuaja? Jemi familjarë, jemi me anëtarë familjeje. Jemi bashkë për të mos lejuar turpet e botës të shkelin pronën tonë. Jeni si ushtarët e Millosheviçit”, tha një tjetër banor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat