Nishani: Partia e Patozit e financuar nga Edi Rama

Shqipëria

Nishani: Partia e Patozit e financuar nga Edi Rama

Më: 22 prill 2019 Në ora: 22:31
Bujar Nishani

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi në Open se themelimi i partisë së re nuk është një zhvillim real, por i stisur.

“Ne jemi vend i lirë dhe kushdo mund të përfshihet në politike, por këtu çështja është gjetkë. Edi Rama ka 20 vite në pushtet dhe nuk ka ofruar asnjë shërbim e kontribut publik”, tha ai.

Sipas Nishanit, Rama ka vite që financon për asgjësimin e opozitës, siç po e bën sipas tij dhe me këtë lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat