Vizat, gazetari holandez: S’kemi të bëjmë me një qëndrim politik, vendimi një sinjal i fortë për…

Shqipëria

Vizat, gazetari holandez: S’kemi të bëjmë me një qëndrim politik, vendimi një sinjal i fortë për…

Më: 22 prill 2019 Në ora: 23:24
Vincent Triest

Gazetari holandez, Vincent Triest ka komentuar vendimin e parlamentit Holandez në lidhje me pezullimin e  vizave me Shqipërinë.

Në një intervistë, në emisionin “A show” në “News24”, ai tha se vendimi për vizat është një sinjal që duhet lexuar qartë de se nuk është një qëndrim politik ndaj njërës palë apo palës tjetër.

“Nuk kemi të bëjmë me një qëndrim politik. Nuk ka bërë një reagim ndaj PD apo PS. Kemi të bëjmë me një sinjal të fortë për njerëzit në Shqipëri.

Ata shpresojnë që duke i dhënë sinjal njerëzve diçka në Shqipëri mund të ndryshojë. Ajo që kërkon parlamenti në Holandë është të luftohet më fortë krimi. Kjo nuk është gjë e keqe”, deklaroi Triest.

Sa i përket komunikimit me deputeten holandeze për të cilën u tha se ishte mikeshë e kreut të PD Lulzim Basha, ai tha se është e pavërtetë.

“Unë kam dëgjuar lloj-lloj gjërash këtu. Ai diskutim që kam pasur ishte shumë e mprehtë, ata duan diçka që të ndryshojë dhe deklaratat se ka miqësi etj janë të pavërteta.

Kjo çështja e vizave është akoma shumë larg për të ndodhur diçka e tillë. por ajo që duhet të bëjmë është që duhet lexuar sinjali”, deklaroi ai.

“A e kanë lexuar dhe ata që duhet ta lexojnë? Shpresoj. Ata pretendojnë se kanë rezultate të qarta atëherë duhet t’i vazhdojnë”, tha më tej Triest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat