“Njëri nga grabitësit e Rinasit ka luftuar në Afganistan, si u kap nga amerikanët”

Shqipëria

“Njëri nga grabitësit e Rinasit ka luftuar në Afganistan, si u kap nga amerikanët”

Më: 23 prill 2019 Në ora: 00:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një nga të arrestuarit e fundit për grabitjen e Rinasit ka luftuar në Afganistan.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Artan Hoxha.

Sipas tij bëhet fjalë për 38-vjeçarin Oltian Veseli.

“I kam shkuar në shtëpi në Oltian Veseli. Në atë kohë sapo ishte depërtuar nga Afganistani. Ka ikur në 2003 për të bërë studime teologjike, kishte bërë stërvitje. Ka jetuar në Jemen dhe Pakistan. Ishte futur të luftonte është arrestuar nga marinsat amerikanë në një përplasje me talebanët.

Është arrestuar në Afganistan dhe në 2005 i është nënshtruar një hetimi. Në 25 qershor të 2006 ai është riatdhesuar në Shqipëri, nuk ta jepte përshtypjen që e kishte bërë atë. Ishte stërvitur nga muxhahedinët. Ai thoshtë që: Allahu më vuri në provë dhe unë i mbijetova”, ka thënë gazetari.

Nga ana tjetër Klodiana Lala ka treguar se ai është futur në pistë dhe është autori që mban automatikun në foton e publikuar nga mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat