Koalicioni/ Dule: Rama, kosto për shqiptarët!

Shqipëria

Koalicioni/ Dule: Rama, kosto për shqiptarët!

Më: 23 prill 2019 Në ora: 10:40
Vangjel Dule

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për formimin e koalicionit opozitar, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka folur për mediat.

Sipas tiij ky është hapi i parë dhe i pandalshëm i opozitës, i cili do të synojnë arritjen e thelbit të demokracisë ku qytetarët të zgjedhin lirshëm përmes votës së lirë.

“Dëshirojmë të theksojmë se: Zhvillimet politike në vendin tonë kalojnë tani në një stad të ri cilësor. Kemi një artikulim të qartë, të cilat shkojnë përtej objektivave partiake dhe prekin thelbin e arritjes së demokracisë funksionale dhe të së drejtës. Në këto momente, kur kemi këtë artikulim të qartë opozitar, kemi mbështetjen tonë masive tek qytetarët. Është momenti që t’i drejtohemi ndërgjegjes popullore. Edi Rama çdo sekondë që rri më tepër në pushtet është një kosto më tepër për familjet tona. Qytetarët reflektoni, e keqja është e përbashkët për të gjithë ne. Zgjedhjet pa qytetarët nuk kanë kuptim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat