Regjistrohet në Gjykatë Bindja Demokratike. Hapet rruga për në zgjedhje - Bota Sot
Regjistrohet në Gjykatë Bindja Demokratike. Hapet rruga për në zgjedhje

Shqipëria

Regjistrohet në Gjykatë Bindja Demokratike. Hapet rruga për në zgjedhje

Më: 23 prill 2019 Në ora: 11:53
Astrit Patozi

Në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur kërkesa për regjistrimin e Partisë më të re në vend, të dalë nga opozita, Bindja Demokratike.

Pas regjistrimit në Gjykatë partia më e re politike pritet të regjistrohet edhe pranë KQZ, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Deri tani kemi mësuar se partia do ketë bord drejtues i përbërë nga 6 anëtar ku koordinator i bordit drejtues do jetë Astrit Patozi.

Kjo bëhet që partia e re të mos ketë një drejtues që do të forcojë pozitat e tij në krye të partisë dhe me vendimmarrje të përqendruar, por për të marrë vendime kolegjiale.

Megjithatë, nga ajo që është mësuar, Rudina Hajdari është distancuar nga kjo nismë e lançuar fillimisht prej saj, madje duke u konsideruar edhe kryetarja e mundshme saj, pasi anëtarët e grupit të ri parlamentar demokratik nuk kishin pranuar fraksionimin e PD-së ku të përfshihej edhe Astrit Patozi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...