Ishte shpallur në kërkim për përfshirje në organizata terroriste, kapet 28-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Ishte shpallur në kërkim për përfshirje në organizata terroriste, kapet 28-vjeçari në Elbasan

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:13
Foto

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar nga Elbasani të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Bledar Ibrahimi akuzohet se është përfshirë në organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. I riu u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

"Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, si rezultat i informacioneve të marra dhe punës investigative, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, operacionin për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Bledar Ibrahimi, banues në Elbasan, u arrestua me qëllim ekstradimin,"-raportoi policia.

28-vjeçari është shpallur në kërkim nga Interpol Roma në datë 15.04.2019, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste".

Ibrahimi është më parë deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat