Gent Cakaj tregon si i pritën në Shqipëri atë dhe Besa Shahinin

Shqipëria

Gent Cakaj tregon si i pritën në Shqipëri atë dhe Besa Shahinin

Më: 24 prill 2019 Në ora: 00:40
Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në emisionin ‘Opinion” në TV Klan ka treguar edhe për komentet që kanë pësuar me zgjedhjen e tij dhe Besa Shahinit si Ministre e Arsimit.

Ai ka thënë se në fillim ka pasur ironi nënvlerësuese se nuk plotësojnë kriteret dhe që nuk kanë përvojë të mjaftueshme për këtë pozita.

E me pas kjo ironi, Cakaj thotë se u shndërrua në agresion politik.

“Komentet në fillim kanë qenë me ironi nënvlerësuese, që këta nuk i plotësojnë kriteret dhe se nuk kanë përvoje të bollshme për këto pozita. Por, më pas kjo ironi u shndërrua në agresion politik. Me këtë dua të themë së nuk pasur përqmim pse jemi nga Kosova, nuk ka pasur paragjykim për kulturën tonë. Por, ka pasur politizim të prapavijës kulturore. Kushdo që e ka përdorur këtë argument, tregon shkurtpamësinë e  tij”, ka thënë Cakaj.

“Jemi tepër krenar që jemi nga Kosova dhe shqiptar që devotshëm i shërbejmë vendit”, ka theksuar tutje ministri shqiptar Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat