Parashikimi i motit, e mërkurë, 24 prill 2019

Shqipëria

Parashikimi i motit, e mërkurë, 24 prill 2019

Më: 24 prill 2019 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Moti ditën e sotme do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën veriperëndimore dhe pjesërisht në atë qendrore. Reshjet do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri në orët e mëngjesit, më pas do të ndërpriten.

Mjegull/mjegullinë lokale në orët e para të ditës.

Era do të vijojë nga kuadrati i Jugut 2-10 m/s, përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/s duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat