“Benz”-i del nga rruga në Tepelenë, vdes drejtuesi i tij

Shqipëria

“Benz”-i del nga rruga në Tepelenë, vdes drejtuesi i tij

Më: 24 prill 2019 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës. Policia bën me dije se një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij.

Blutë e Tepelenës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për aksidentin.

Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat